Shtatë lojtarë që Barcelona do i kërkojë për ta zëvendësuar Alban

  • A.P /
  • 21 janar 2022 - 18:56
Shtatë lojtarë që Barcelona do i kërkojë për ta zëvendësuar Alban

Një ndër pozicionet që Barcelona do të mbesë pa lojtarë është ai i krahut të majtë, për shkak se Jordi Alba është në vitin e fundit të tij të kontratës kurse Alejandro Balde konsiderohet shumë i ri

FC Barcelona është duke punuar në planifikimin e skuadrës për sezonin e ri me qëllimin që të bëjë një skuadër më kualitative dhe më garuese.

Një ndër pozitat që ata dëshirojnë ta forcojmë është krahu i majtë i mbrojtjes për shkak se Jordi Alba është në vitin e fundit të kontratës së tij kurse Alejandro Balde konsiderohet shumë i ri për të startuar, andaj ata janë duke kërkuar një lojtar profili i të cilit është me më shumë përvojë, duke i dhënë kështu kohë skuadrës së të rinjve për të startuar.

Por ata do të kërkojnë që të forcohen edhe në pozita të tjera.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, FC Barcelona i ka në radar 7 lojtarë të mirë për verën e ardhshme, ku pritet që të bëjë një investim të madh në mënyrë që të jetë kandidat për të fituar tituj.

Këta janë lojtarët që ajo po i kërkon:  

-José Luis Gaya (Valencia CF): Një opsion që Xavi e pëlqen më se shumti, por i cili është shumë i komplikuar për shkak të parave që Valencia kërkon për të, e cila është shumë tepër e madhe për Barçan. Xavi e një ligën, ai do të startonte rregullisht dhe do i përshtatet idesë së ndeshjes së tij.

-Alex Grimaldo (Benfica): Pani B. Grimaldo pati një sezon të mirë në Benfica, çmimi i tij është më i volitshëm dhe ai mund të insistojë të largohet pasi që deri me tani ka luajtur në klube të kategorisë së ulët. Ai ka talent dhe do të hyjë fuqishëm në treg në verë.

-Raphael Guerreiro (Dortmund): Një profil tjetër që Xavi e preferon shumë për shkak se ai mund të luajë brenda dhe jashtë, në pozita të ndryshme të mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit. Ai ka teknikë të mirë dhe i jep qetësi lojës.

-Alex Telles (Manchester United): Braziliani është njëri prej më të mirëve në mbrojtje dhe ka goditje të fuqishme në gol,. Ai është njëri prej emrave që mund të largohet nga Manchester United pas arritjes së një trajneri në verë. Luke Shaw është një startues i rregullt të Djajtë e Kuq.

-Alex Sandro (Juventus): Një profil i njëjtë më të tjerët të cilit i është treguar dera për t’u larguar nga klubi. Juventusi dëshiron ta shet atë për të bërë para, në mënyrë që ta transferojë Bensebainin gjatë verës.

-Nicolás Tagliafico (Ajax): Argjentinasi dëshiron që të largohet nga Ajax për shkak se nuk është startuar dhe nuk ka vazhdimësi, e cila gjë ka ndikuar që ai ta humbet vendin edhe në Kombëtare ku startues është Acuna, pas disa paraqitjeve të tij në Sevilla, çmimi i tij konsiderohet i ulët për momentin.

-Álvaro Pedraza (Villarreal): Opsioni i fundit i cili është më i liri. Ai është një lojtar që bëri emër gjatë kohës kur këtë skuadër e drejton Unai Emery. 


(Kosova Sot Online)