Ndryshon arbitri në ndeshjen Milan – Juventus, Orsato “nuk është i gatshëm”

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 19:19
Ndryshon arbitri në ndeshjen Milan – Juventus, Orsato “nuk është i gatshëm”

Daniele Orsato raportohet se “nuk është i gatshëm” për ta referuar ndeshjen Milan-Juventus kështu që AIA pritet ta emëroi një gjyqtar tjetër për ndeshjen derbi të Serie A që zhvillohet këtë të diele

Sipas disa raporteve në Itali, 46 vjeçari nuk mund të jetë në San Siro të dielën për derbin në mes të kuqezinjve dhe bardhezinjve.

AIA pritet ta emërojë një zyrtar tjetër për këtë ndeshje.

Sipas Il Corriere dello Sport, Marco di Bello, Davide Massa apo Paolo Valeri mund të emërohen.

Di Bello është gjyqtar në VAR, kështu që nëse ai do të zgjidhet për të referuar në fushë, AIA do të duhet ta emërojë dikë tjetër në dhomën e VAR-it.

Calciomercato.com ka konfirmuar se Orsato nuk është i gatshëm për ndeshje, por të gjitha mediat në Itali kanë dështuar të tregojnë se pse ai nuk është i fatshëm për ndeshjen.

Shtatë pikë i ndajnë Juventusin dhe Milanin në Serie A. Ato janë nëntë respektivisht dy pikë pas Interit që është në vendin e parë dhe kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)