Inter dhe Milan interesohen për Bernardeschi

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 20:44
Inter dhe Milan interesohen për Bernardeschi

Interi ka kërkuar informata shtesë për Federico Bernardeschi, kontrata e të cilit me Juventus skadon në fund të sezonit.

Zikaltërit janë lidhur me transferin e dyshes së bardhezinjve, Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado dhe tani ata po e kërkojnë edhe një lojtar tjetër të Juventusit.

Siç raporton Sport Mediaset, Interi e ka shprehur interesimin për 27 vjeçarin Bernardeschi dhe kanë kërkuar më shumë informata për të nga Juventusi. Kontrata e sulmuesit anësor italian skadon në fund të këtij sezoni pasi që për rinovim i ishte kërkuar ulje page, kështu që kryeqyteti i Lombardisë mund të jetë shtëpia e radhës për të.

Milan po ashtu janë të interesuar për Bernardeschi, kështu që Interi duhet t’i prezantojë një ofertë bindëse nëse ata e dëshirojnë nënshkrimin e tij. Lojtari mund të nënshkruajë para-kontratë me klubin e ri në ditët në vazhdim të këtij muaji.

Bernardeschi ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asiste në 17 ndeshje të Serie A këtë sezon.

(Kosova Sot Online)