Oscar konfirmon bisedimet me Barcelonën

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 20:55
Oscar konfirmon bisedimet me Barcelonën

Sulmuesi brazilian u largua nga Europa më 2017 duke u larguar nga Chelsea për në Kine, por ai pritet të kthehet përsëri në kontinentin e vjetër

Sulmuesi brazilian, i cili u largua nga Chelsea për në Kinë në afatin kalimtar të janarit më 2017, ka konfirmuar se është duke biseduar me Barcelonën për t’u rikthyer në Europë.

30 vjeçaro, i cili ka 48 paraqitje për Brazilin, kishte marrë një kontratë nga Azia, me shifër gjysmë milioni në javë gjatë kohës kur kishte pasur një shpërthim transferesh nga ekipet e Super Ligës së Kinës.

Ai ka mbetur në Shanghai Port, por yjet e tjerë janë larguar por edhe ai pritet të kthehet në Europë shumë shpejt.

“Po, jam në dijeni për interesimin”, ka thënë ai kur është pyetur për TNT Sports për interesimin e Barcelonës.

“Barcelona ka kontaktuar me agjentin tim dhe e di për këtë mundësi, ata e dinë që futbolli në Kinë është pushim deri në mars. Kështu që ndoshta, por Barça po përballet me vështirësi tani”.

“Me është treguar për këtë interesim, mendoj që duhet të bëhet një zgjidhje. Barça ka problemet për regjistrimin e lojtarëve të rinj dhe ata duhet t’i zgjidhin problemet edhe me klubin tim”, shtoi ai.

Problemi kryesor për Oscar do të jetë paga e tij, pasi që ai paguhet 540 mijë funte në javë në Kinë.

“Jam i vetëdijshëm për këtë por ndoshta duhet të bëjë diçka që kjo të ndodh”, ka shtuar ai për këtë pagë të madhe.

“Ka pushim në Kinë tani, ndoshta një huazim me një pagë më të vogël si Dani – kam dëgjuar që ai ka marrë një pagë minimale – kështu që ndoshta mund t’i ndihmojë ata për gjashtë muaj, nuk jam i sigurt për sa kohë ata me duan”


(Kosova Sot Online)