Raiola lëshohet nga spitali

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 22:11
Raiola lëshohet nga spitali

Super agjenti, Mino Raiola raportohet se është ktjhyer në shtëpinë e tij në Monte Carlo, pasi është lëshuar nga spitali.

Tabloidi gjerman BILD raportoi dje që agjenti holandezo-italian ishte në kujdesin intensiv për shkak të një komplikimi të panjohur në mushkëri, që nuk lidhet me Covid. Kushëriri i tij, Vincenzo tha sot me herët që Raiola do të kthehet shpejt në shtëpi pasi që gjendja e tij nuk ishte aq serioze sa besohej.

Siç raporton Corriere dello Sport, Raiola është rikthyer në shtëpinë e tij në Monte Carlo pasi që është liruar nga spitali San Raffaele në Milano, kanë njoftuar punëtorët e tij. Nuk është ende e qartë se si është gjendja e tij për momentin.

Raiola është njëri prej agjentëve më të njohur që punon sot në futboll; italiano-holandezi prezanton disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit si: Erling Haaland, Gianluigi Donnarumma dhe Paul Pogba.

Ai për momentin është duke punuar për ta përcaktuar të ardhmen e Haalan, largimi i tij nga Borussia Dortmund në verë është jashtëzakonisht i mundshëm.

Raiola ka realizuar disa nga transferët më të njohura në histori, si kalimin e Frank Rijkaard në Milan dhe transferin e Pogbas në Manchester United. 

(Kosova Sot Online)