Shpërthen Ancelotti: “Ata që bëjnë orarin duhet të zgjohen nga gjumi”

  • 22 January 2022 - 09:23
Shpërthen Ancelotti: “Ata që bëjnë orarin duhet të zgjohen nga gjumi”

Carlo Ancelotti është trajneri i radhës që është ankuar për orarin e ngjeshur të ndeshjeve.

Ai është i irrituar me faktin që futbollistët duhet të luajnë pothuajse çdo tri ditë.

Ancelotti deklaroi se: “Ata që bëjnë orarin duhet të zgjohen nga gjumi. Është e tepërt”.

Reali nesër do të luajë sërish me Elches pas përballjes në Kupë dhe do të jetë sfida e gjashtë që e luan këtë muaj, që nga 5 janari. 

(Kosova Sot Online )