
Australian Open: Nadal i pandalshëm, Zverev trondit duke u eliminuar nga Shapovalov

Rafael Nadal ka kaluar në çerekfinale të Australian Open, pasi e mundi bindshëm Adrian Mannarinon, duke e vazhduar kërkim për titullin e 21-të rekord në grand slam.
Tenisti spanjoll, 35-vjeçar, e fitoi setin e parë në një tie-break epik që zgjati plot 28 minuta dhe në të cilin iu deshën shtatë set poena.
Mannarino vuajti nga një lëndim pas setit të parë dhe Nadal fitoi 7-6 (16-14) 6-2 6-2.
Nadali do të ballafaqohet me Denis Shapovalov në çerekfinale, kanadezin i cili e tronditi tenistin numër tre në botë, Alexander Zverev.
Shapovalov e arriti çerekfinalen me një fitore mbresëlënëse 6-3 7-6 (7-5) 6-3 ndaj tenistit gjerman.
Eliminimi i Zverevit nënkupton se Nadali tani ngel tenisti i renditur më së larti në këtë turne.
(Kosova Sot Online)