
Pamje: Ngannou e mposht Ganen me rikthim mahnitës për ta mbrojtur titullin në kategorinë e rëndë

Francis Ngannou e ka mposhtur Ciryl Ganen me rikthim mahnitës për ta mbrojtur titullin në kategorinë e rëndë në UFC të shtunën mbrëma në Kaliforni.
Megjithëse u duk i mposhtur në fund të rundit të dytë dhe në fillim të rundit të tretë, Ngannou i shfrytëzoi aftësitë e një mundësi për ta rrëzuar disa herë Ganen në pjesën e mbetur të luftës dhe për ta mposhtur atë me vendim unanim të gjyqtarëve në fund
Kjo ishte një lëvizje e pazakontë për 35-vjeçarin nga Kameruni, i cili ka fituar një reputacion të madh si njëri nga luftëtarët më të frikshëm në historinë e UFC-së për shkak të goditjeve tmerrësisht të fuqishme.
Francis Ngannou's wrestling was *Chef's Kiss* ?
— Chamatkar Sandhu (@SandhuMMA) January 23, 2022
What an incredible addition to his skillset and a great plan B to rely on when needed ?#UFC270 pic.twitter.com/EvTZgTUEHN
(Kosova Sot Online)