Portretet e Messit dhe Cristiano Ronaldos bëhen virale

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 14:16
Portretet e Messit dhe Cristiano Ronaldos bëhen virale

Një artiste 19-vjeçare i ka bërë portret fytyrat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke i lënë gojëhapur tifozët e dy yjeve të futbollit në rrjetet sociale.

Në një kohë kur skulptorët profesionistë i bëjnë gabim skulpturat e të famshmëve, një vajzë nigeriane Deborah Agali ka mahnitur me punën e saj në vizatimin e portreteve të Messit dhe Ronaldos

Puna e 19-vjeçares në bërjen e portreteve të argjentinasit të PSG-së dhe portugezit të Manchester Unitedit kanë bërë virale në rrjetet sociale.

Videoja e publikuar nga Agali i ka pushtuar rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)