Pasi dështuan për Vlahovic, këto janë objektivat për sulm të Arsenalit

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 21:09
Pasi dështuan për Vlahovic, këto janë objektivat për sulm të Arsenalit

Arsenali dështuan për të nënshkruar me Dusan Vlahovic, me serbin që shikonte t’i bashkohet një skuadre që luan në Ligën e Kampionëve. Por, “Gunners” ende janë duke kërkuar një sulmues dhe për këtë sytë i kanë në drejtim të sulmuesve të La Ligës.

Me të ardhmen e Pierre-Emerick Aubameyang që po shkon drejt fundit dhe Alexandre Lacazette, kontrata e të cilit përfundon në verë, Mikel Arteta është duke synuar transferin e tre sulmuesve, pasi që ai ishte i pasuksesshëm për blerjen e Vlahovicit.

Cilët janë këto synime të Arsenalit

I pari është Alexander Isak i Real Sociedadit, i cili është përcjellë nga klubi që një kohë. Real Sociedad i ka vënë atij një klauzolë lirime për 80 milionë euro, e cila është një shumë e madhe, por që nuk do të thotë se gjatë negociatave gjërat të ndryshojnë.
Suedezi do të ishte interesuar për një kalim në Emirates Stadium po ata ende nuk kanë bërë një ofertë për të.

Pas tij është Luka Jovic, i cili po ashtu dëshiron të largohet nga Real Madridi për shkak se nuk ka minuta të luajtura.

Serbi e ka treguar vetën si një sulmues me klasë në Bundesliga me Eintracht Frankfurt në të kaluarën dhe kalimi në Premier Ligë do të ishte perfekt në këtë fazë për ta treguar talentin e tij.

Arsenali do të dëshironte një marrëveshje huazimi me opsion blerjen në verë, edhe pse Real Madridi do të dëshironte që ta shiste atë me një marrëveshje sa më shpejt që është e mundshme.

Synimi i tretë është sulmuesi i Espanyolit, Raul de Tomas. Ish lojtari i Real Madridit ka qenë tepër i mirë në këtë sezon, kurse për të ishte interesuar edhe Juventusi.

Klauzola e tij është 70 milionë euro, megjithatë, kjo shumë është e lartë për Gunners, aq më pak që ai është 27 vjeçar dhe ende nuk e ka treguar vetën në një klub të nivelit të lartë.

(Kosova Sot Online)