Southamptoni përgatit ofertë për të mahnitshmin Armando Broja

  • S.A /
  • 26 January 2022 - 10:06
Southamptoni përgatit ofertë për të mahnitshmin Armando Broja

Southamptoni është duke e përgatitur një ofertë prej rreth 30 milionë eurove për sulmuesin shqiptar të Chelseat, Armando Broja. Përfaqësuesi i Shqipërisë Broja është duke e kaluar këtë sezon në huazim të Southamptoni dhe deri tani ka lënë mbresa të mëdha. Prandaj klubi nga Hampshire dëshiron ta bëjë 20-vjeçarin të vetin, duke ia ofruar Chelseat rreth 30 milionë euro, sipas ekspertit të tregut të transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Southamptoni do t’ia paraqesë Chelseat ofertën për Brojën shumë shpejt. Chelsea është shprehur në të kaluarën se Broja është i pashitshëm dhe duke e parë edhe qëndrimin e trajnerit të të kaltërve, Thomas Tuchel, vështirë se oferta e Southamptonit do të pranohet. Trajneri gjerman e adhuron shqiptarin dhe së fundmi e tha qartazi: “Broja është lojtari ynë”. Broja, i cili i ka shënuar 5 gola dhe e ka dhënë një asist në 18 paraqitje për Southamptonin në Premierligë këtë sezon, pritet të rikthehet në Chelsea në fund të sezonit, kur edhe i mbaron huazimi në St. Mary’s.

(Kosova Sot Online )