Novak Djokovic vendos për të ardhmen në tenis, pasi u dëbua nga Australia shkaku i mosvaksinimit

  • S.A /
  • 26 January 2022 - 10:46
Novak Djokovic vendos për të ardhmen në tenis, pasi u dëbua nga Australia shkaku i mosvaksinimit

Novak Djokovic ka vendosur të rikthehet në garat e tenisit dhe pritet të marrë pjesë në garën e ATP-së në Dubai në shkurt, gati një muaj pasi Australia s’e lejoi të luajë në grand slamin Australian Open duke e dëbuar nga vendi. Tenisti serb është në listën e hyrjes për turneun Dubai Duty Free, i cili nis më 21 shkurt. Kjo do të jetë paraqitje e parë e Djokovicit që prej dëbimit nga Australia në prag të turneut të madh Australian Open. 34-vjeçari nuk ka folur publikisht qëkur u rikthye në Serbi, por është fotografuar në Mal të Zi gjatë vizitave në manastireve atje.

Pjesëmarrësit në turneun e Dubait nuk janë të detyruar të vaksinohen kundër Covid-19 dhe ky është një turne në të cilin Djokovici ka luajtur shumë shpesh në të kaluarën, duke i fituar pesë tituj. Mundësitë e Djokovicit për të marrë pjesë në turne të shumtë të mëdhenj këtë vit do të jenë shumë të vogla, nëse ai nuk pranon të vaksinohet. Turnet e mëdhenj Indian Wells dhe Miami, të cilët mbahen në mars në SHBA, kërkojnë që tenistët të jenë të vaksinuar. E njëjta vlen për të edhe në grand slamin e dytë të këtij viti, French Open, i cili mbahet në maj në Francë. 

(Kosova Sot Online )