Pesë klube e duan Dele Allin

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 13:58
Pesë klube e duan Dele Allin

Mesfushori ofanziv anglez pritet të largohet nga Tottenhami këtë muaj, mund të mbetet në Premierligë. E duan edhe në Gjermani.

Del Alli pritet të largohet nga Tottenhami në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori ofanziv ka pasur rënie të formës viteve të fundit dhe po e kërkon këndelljen.

Përfaqësuesi anglez megjithatë mund të vazhdojë të luajë në Premierligë.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”.

Sipas tij, Newcastle i prin listës për transferimin e mesfushorit në formë huazimi.

Por, në garë për të janë edhe Brightoni, Burnley e Evertoni në Angli.

Gjithashtu, Borusia Dortmundi ka shprehur interesim për lojtarin.

Klubi gjerman vlerëson se Dele Alli mund ta jepte kontributin njëjtë si bashkëkombësi i tij, Jadon Sancho, i cili ishte transferuar në Manchester United. 

(Kosova Sot Online)