Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin ekipit olimpik që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 13:18
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin ekipit olimpik që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ua ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Lojërat Olimpike dimërore do të zhvillohen në tre provinca të Kinës, respektivisht në Pekin, Yanqing, dhe Zhangjiakou, dhe fillojnë nga data 4 deri më datën 20 shkurt.

Kosova do të marrë pjesë me dy garues në këto Lojëra Olimpike Dimërore

Për herë të parë Kosova do të ketë dy sportistë të cilët do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore. Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do të jenë dy skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën.

Kjo është hera e dytë për Tahirin, kurse e para për Kryeziun. 

(Kosova Sot Online)