Konfirmohet kundërshtari i Nadalit në finalen e Australian Open

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 13:14
Konfirmohet kundërshtari i Nadalit në finalen e Australian Open

Daniil Medvedev ka arritur të kualifikohet në finalen e Australian Open.

Tenisti rus mposhti në gjysmëfinale grekun Tsitsipas 3:1 në sete (6-7 (5-7) 6-4 4-6 1-6).

Tsitsipas u treegua më i mirë se rusi vetëm në setin e dytë, duke e fituar 6-4.

Pasi Medvedev e fitoi setin e tretë, Tsitsipas u dorëzua plotësisht dhe e humbi të katërtin bindshëm 6-1.

Kështu, Medvedev do të përballet të dielën në finale me Rafael Nadal, i cili e synon rekordin prej 21 GrandSlameve. 

(Kosova Sot Online)