
Liverpool refuzon Leeds United dhe Monaco për Takumi Minamino

Liverpooli ka refuzuar përpjekjet fillestare të Leeds United dhe Monaco për sulmuesin Takumi Minamino
Të dy klubet kanë shprehur interesim për japonezin, të cilin Reds e transferuan për 7.25 milionë funte nga RB Salzburg në janarin e 2020-ës.
Minamino ka pasur 18 paraqitje deri me tani këtë sezon ku ka shënuar gjashtë gola.
27 vjeçari ka shënuar katër nga këto gola në Carabao Cup – përfshirë edhe barazimin e vonë kundër Leicester City, në një ndeshje që Reds e fituan me penallti.
Skuadra e Jurgen Klopp mposhti Arsenalin në gjysmëfinale për ta siguruar finalen, e cila do të luhet kundër Chelsea, të dielën më 27 shkurt.
Minamino më parë ishte huazuar në Southampton për pjesën e dytë të sezonit të kaluar ku kishte shënuar dy gola në 10 paraqitje të tij.
(Kosova Sot Online)