Mësohet data e luftës Fury – Whyte për titullin e botës në kategorinë e rëndë

  • S.A /
  • 31 January 2022 - 10:32
Mësohet data e luftës Fury – Whyte për titullin e botës në kategorinë e rëndë

Tyson Fury dhe Dillian Whyte pritet të luftojnë për titullin e botës në kategorinë e rëndë në mes të muajit prill. Lufta e Tyson Fury me Dillian Whyte për titull në kategorinë e rëndë në WBC u konfirmua më në fund të premten. Oferta e promotorëve të Furyt Frank, Warren dhe Bob Arum, prej 31 milionë funte fitoi në ankandin për organizimin e këtij meçi, duke e mposhtur ofertën e Matchroom Boxing prej 24 milionë funte. Ky do të jetë meçi i parë i kampionit britanik që prej trilogjisë me Deontay Wilder në tetor.

Sipas mediave britanike, lufta mes Fury dhe Whyte është caktuar për 23 prill. Raportohet se për datën dhe vendin e luftës do të njoftohet gjatë kësaj jave. Kjo do të jetë hera e parë qe Whyte lufton për titullin e botës kundër të pamposhturit Fury.Fury do t’i fitojë 24 milionë funte, ndërsa Whyte vetëm 6 milionë funte.

(Kosova Sot Online )