Zyrtare: Erikseni rikthehet në futboll duke nënshkruar me klubin e Premierligës

  • S.A /
  • 31 January 2022 - 09:16
Zyrtare: Erikseni rikthehet në futboll duke nënshkruar me klubin e Premierligës

Christian Erikseni është rikthyer në futboll, shtatë muaj pas arrestit kardiak në fushë gjatë Euro 2020, duke nënshkruar marrëveshje me klubin e Premierligës Brentford.

Brentfordi njoftoi të hënën herët se mesfushori danez Eriksen ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmujore me klubin. “Brentford FC konfirmon se ka nënshkruar me mesfushorin e Danimarkës Christian Eriksen. 29-vjeçari e nënshkroi marrëveshjen pasi i kaloi testet mjekësore”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Erikseni u largua nga Interi duke e shkëputur marrëveshjen me pajtim dypalësh, pasi autoritetet mjekësore në Itali ia ndaluan atij të luajë në Serie A për shkak se e ka një defibrillator të vendosur në zemër.

(Kosova Sot Online )