UEFA paditë një piceri pasi emëroi një picë me emrin Liga e Kampionëve

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 15:11
UEFA paditë një piceri pasi emëroi një picë me emrin Liga e Kampionëve

UEFA ka ngritur padi ndaj një lokali të picave në Gjermani.

Arsyeja se pse UEFA ka ngritur padi karshi picerisë në Gjermani është për faktin se njëra nga picat në menynë e picerisë është emëruar ‘Liga e Kampionëve’.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë piceria ‘Pizzawolke’ në rrjetin social Instagram

Ndërsa në postim, theksohet se si piceri janë të lumtur që UEFA po i bëjnë reklamë.

Po ashtu në njoftim thuhet se si Piceri janë në rrugën e duhur dhe se nuk do të ndalen.

“Thjeshtë tregon bandën time dhe mua se jemi absolutisht në rrugën e duhur. Banda ime dhe unë kemi filluar një udhëtim dhe nuk do të ndalemi”, thuhet në postimin e Picerisë së paditur nga UEFA.

(Kosova Sot Online)