Armët e Piolit për ta mposhtur Interin në derbin e Milanos

  • S.A /
  • 02 February 2022 - 12:06
Armët e Piolit për ta mposhtur Interin në derbin e Milanos

Kthimi i vonuar i Kessie nga Kupa e Afrikës nuk duhet të komprometojë mundësinë që Stefano Pioli ta aktivizojë atë nga minuta e parë në derbin e së shtunës. Lojtari nga Bregu i Fildishtë, pasi ka eliminuar problemin fizik, që kishte ngjallur kaq shumë shqetësime te Pioli, duhet të nisë nga fillimi përkrah Tonalit në zemër të mesfushës kuqezi.Pas tyre, çifti qendror do të përbëhet nga Kalulu dhe Romagnoli, me Calabria dhe Theo Hernandez që plotësojnë kuartetin. Të gjitha këto zgjedhje të konfirmuara, me Giroud si pikë qendrore referimi përpara.

Brahim Diaz do të jetë mesfushori qendror sulmues, ndërsa pritshmëritë më të larta do t’i besohen Rafel Leaos. Ky është lojtari i mundshëm i derbit, që ka ditur ta lëndojë Interin në të kaluarën. Stefano Pioli po përpiqet të studiojë një mënyrë për të penguar Interin në derbi dhe, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, ai duket se ka një ide në mendje. Milani duhet domosdoshmërisht të ndryshojë kursin, trajneri ka dy armë taktike: përkatësisht vendosjen e Kessie si mesfushor-sulmues për të mbrojtur Brozovic dhe për të krijuar hapësira për shokët e tij, si dhe Theo Hernandez më sulmues. Francezi mund të përqendrohet për të hequr referencat dhe Calabria ta shoqërojë.

(Kosova Sot Online )