Uzuni mahnit në stërvitje

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 21:11
Uzuni mahnit në stërvitje

Myrto Uzuni duket se po përshtatet mirë në Spanjë. Sulmuesi shqiptar u transferua tek Granada nga Ferencvaros për rreth 3.5 milionë euro.

Në rrjetin social “Twitter”, Granada ka postuar një video të 26 vjeçarit, duke kapur topin me rrëshqitje.

“Aksion dhe reagim”, shkruhej në postimin e klubit.

Granada, renditet në vend të 14-të në La Liga këtë sezon.

Pas 22 javësh ata kanë grumbulluar 24 pikë dhe duhet të vazhdojnë ende të punojnë për të siguruar mbijetesën, duke qenë se janë vetëm +6 pikë nga Kadizi i vendit të 18-të, shkallës së fundit që të zbret në Segunda.

(Kosova Sot Online)