Muriqi vlerësohet me notën më të lartë në debutimin e tij me Mallorcan

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 22:55
Muriqi vlerësohet me notën më të lartë në debutimin e tij me Mallorcan

Muriqi luan tërë ndeshjen, megjithatë ekipi i tij, Mallorca është eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Megjithatë, debutimi i Muriqit lë shije të hidhur pasi Mallorca u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano duke u eliminuar kështu nga Kupa e Mbretit.

Ndonëse nuk arriti gol, sulmuesi kosovar u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë.

Nga Sofascore, ai mori notën 7.3, të barabartë me futbollistin shqiptar që luajti për Rayo Vallecanon, Ivan Balliu.

Vedat Muriqi pati një mundësi të mire shënimi në minutën e 80-të të ndeshjes, por goditja e tij me kokë përfundoi pak mbi portën kundërshtare.

(Kosova Sot Online)