Neymari po përgatitet për Real Madridin

  • S.A /
  • 03 February 2022 - 09:37
Neymari po përgatitet për Real Madridin

Neymari është duke u përgatitur çdo ditë me intensitet të shtuar, me synim që t’ia dalë të jetë i gatshëm për përballjen e Paris Saint-Germainit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve këtë muaj. Sulmuesi brazilian pësoi lëndim në nyje gjatë fitores së PSG-së 3:1 kundër Saint-Etienne në fund të nëntorit dhe në atë kohë mjekët e klubit thanë se ai do të mungonte rreth tetë javë. 29-vjeçaqri i nisi përgatitet i veçuar në fushë javën e kaluar, kryesisht vrapime dhe tani ka filluar të stërvitë pjesërisht me ekipin. PSG-ja do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve më 15 shkurt në Paris.

Neymari mori pjesë në ngrohje me bashkëlojtarë para stërvitjes së PSG-së të mërkurën dhe sipas L’Equipe, testet mjekësore që iu bënë atij të hënën dhanë dritën e gjelbër për kthimin e tij në fushë së shpejti. Braziliani do të vazhdojë të stërvit i veçuar me një trajner fizik dhe dalëngadalë do t’i bashkohet ekipit në stërvitje grupore. Në PSG janë optimistë që ai do t’ia dalë të riaftësohet në kohë për ballafaqimin me Madridin.

(Kosova Sot Online )