“Baca Zymer në zjarr”

  • S.A /
  • 05 February 2022 - 10:46
“Baca Zymer në zjarr”

Zymer Bytyqi k a shkëlqyer në Turqi. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës realizoi golin e vetëm dhe të tri pikëve vetëm pas tre minutave në fushë kundër Giresunspor. Pas ndeshjes, i lumtur me golin e  bukur dhe fitoren e skuadrës së tij, ai reagoi me një postim në Instagram, që mori lëvdata për finalizimin fantastik.

Në postimin e Bytyqit reagoi edhe sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi. Ai shkroi: “Baca Zymer në zjarr”. Ndeshje pas ndeshje Bytyqi po tregon cilësitë e tij dhe se meriton më shumë minuta dhe që të luajë edhe në një klub më të madh. 

(Kosova Sot Online )