Lampardi e kthen buzëqeshjen në “Goodison Park”

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 10:54
Lampardi e kthen buzëqeshjen në “Goodison Park”

Frank Lampardit iu dha një privilegj që nuk i ishte dhënë kurrë paraardhësit të tij të Rafael Benitez, pasi menaxheri i ri i Everton-it i ktheu buzëqeshjet në një Goodison Park më parë toksik dhe të zymtë.

Në mes të pjesës së dytë, teksa Everton kontrolloi atë që përfundoi si një fitore e rehatshme e raundit të katërt të FA Cup ndaj Brentford, emri i Lampard jehoi fuqishëm nëpër tribunat e stadiumit të vjetër.

Toksiciteti që ka karakterizuar ndeshjet e fundit në “Goodison Park”, veçanërisht humbjet në shtëpi ndaj Liverpool dhe Aston Villa, u fshi nga prania e Lampard, që solli gëzim në Merseyside.

Mbështetësit e Evertonit kanë qenë në revoltë kohët e fundit, madje kanë treguar pakënaqësinë e tyre kur emri i trajnerit portugez Vitor Pereira u përhap si zgjedhja e preferuar e pronarit Farhad Moshiri përpara 43-vjeçarit Lampard.

Në fund, Lampard mori vulën e miratimit të Moshirit dhe ndërsa kjo ishte vetëm një ditë dhe e presin sfida shumë më të mëdha, do të ishte e çuditshme të hiqje gëzimin e madh që Everton dhe tifozët e tyre si dhe menaxheri i tyre qartësisht i ngazëllyer morën nga kjo fitore 4-1. 

(Kosova Sot Online)