Rrethi i pestë i FA Cup, short i vështirë për Rashicën e Brojën

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 13:20
Rrethi i pestë i FA Cup, short i vështirë për Rashicën e Brojën

Është hedhur shorti për rrethin e pestë të FA Cup në Angli me disa duele interesante në program.

Ekipi i Rashicës, Norwichi do të përballet me fituesin e duelit Liverpool-Cardiff që ka nisur tashmë.

Ndërkohë, as Southamptoni i Brojës nuk do ta ketë aspak lehtë, teksa përballet me West Ham Unitedin.

Punë diç më e lehtë do të jetë për Chelsean e Manchester Cityn që përballen me Luton Town, respektivisht Peterborough.

(Kosova Sot Online)