Prishtina e mund Drenicën në një ndeshje të tensionuar, kalon në çerekfinale të kupës

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 16:46
Prishtina e mund Drenicën në një ndeshje të tensionuar, kalon në çerekfinale të kupës

Prishtina e ka mposhtur 2:1 Drenicën pas vazhdimeve në një ndeshje të tensionuar që solli dy kartonë të kuq të dielën pasdite, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Bardhekaltrit fituan me përmbysje falë golave nga Besnik Krasniqi nga penalltia dhe Sadam Sulley në debutimin e tij për Prishtinën, pasi Kreshnik Uka e kishte kaluar Drenicën në epërsi fillimisht në Stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.

(Kosova Sot Online)