Kulusevski shpjegon se si këshillat e Pirlos mund ta ndihmojnë atë dhe Kane në Tottenham

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 16:06
Kulusevski shpjegon se si këshillat e Pirlos mund ta ndihmojnë atë dhe Kane në Tottenham

Ish sulmuesi i krahut të Juventusi, Dejan Kulusevski ka lavdëruar Andrea Pirlon duke e quajtur “fantastik” dhe shpreson që këshillat e ish mesfushorit do ta ndihmojnë atë që të krijojë sa më shumë shanse për sulmuesin Harry Kane

Kulusevski ju bashkua Tottenhamit në huazim për 18 muaj me opsion blerjen nga Juventus në janar. Suedezi bërë debutimin e tij në derbin e Londrës së Veriut të shtunën ku Spurs fitoi me rezultat 3-1 kundër Brightonit.

Ish talenti i Atalantas dhe Parmës ka diskutuar ndikimin e ish trajnerit të tij, Andrea Pirlo dhe si këshillat e tij mund ta ndihmojnë atë që të zhvillohet në Tottenham.

“Pirlo është një trajner fantastik dhe një djalosh fantastik”, citohet të këtë thënë ai për London Evening Standard.

“Flas me të pothuajse çdo ditë dhe ai gjithmonë me flet për atë se si ta mbaj në formë trupin tim dhe si mund ta bëjë pasime pa e ditur kundërshtari se ku do ta dërgojë topin”.

“Saktësisht kjo është ajo që shpresoj do të me ndihmoj për ta ndihmuar edhe më shumë në të ardhmen Harryn”.

Kulusevski ka luajtur nën drejtimin e Pirlos sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola në 47 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2020/21. Megjithatë, ai nuk ishte pjesë e planeve të Massimiliano Allegrit këtë sezon, kështu që, ai ju bashkua Tottenhamit bashkë me Rodrigo Bentancur, i cili po ashtu ju bashkua Spursave nga Juventusi.

“Kanë është i pakrahasueshëm. Po, ai është kudo. Çfarë me ka impresionuar është teknika e tij, mënyra si ai ndal topin dhe mënyra se si ai e ndryshon tërë rrjedhën e lojës në fushë duke bërë pasime me të dyja këmbët”, vazhdoi Kulusevski.

“Është më të vërtetë e mahnitshme. E di që kur ai e ka topin unë duhet të vrapoj për shkak se ai do të me gjëjë mua”.

Andrea Pirlo po ashtu ka luajtur nën drejtimin e Antonio Conte sa ata ishin në Juventus. Më 2006, fituesi i Botërorit me Italinë gjithmonë thoshte që Conte, ish trajner i Interit, Juventusit dhe Italisë, është një ndër modelet e tij që ai do ta ndjek si trajner. 


(Kosova Sot Online)