Senegali e shpallë festë kombëtare triumfin e tyre në Kupën e Kombeve në Afrikë
Djemtë e Aliou Cisse bën historinë në Kamerunë pasi që mposhtën Egjiptin për ta fituar trofeun kontinental në finalen e se dielës
Qeveria senegaleze e ka deklaruar të hënën pushim pas suksesit të vendit të tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021 këtë të diele.
Senegali ka fituar titullin e parë kontinental pasi mposhti me penallti Egjiptin 4-2, pasi që rezultati pas 120 minutave në Olembe Stadium ishte i barabartë.
Triumfi i së dielës ishte i pari për “Luanët e Terangas” pasi që humbi dy finale të Afcon (më 2002 dhe 2019) dhe ka bërë që vendi i Afrikës perëndimore në festë me presidentin, Macky Sall që nuk ka hezituar të festojë këtë fitore edhe gjatë një udhëtimi të tij zyrtar në Etiopi.
Presidenti, i cili po merrte pjesë në një samit të Unionit afrikan gjatë vikendit, e përcolli ndeshjen dhe tani e ka shkurtuar udhëtimin e tij për t’i pritur lojtarët e Aliou Cisse në Dakar, për të festuar me ta të martën.
(Kosova Sot Online)