Këmbëngulja e PSG-së për ta mbajtur Mbappe, mund ta dëshpërojë Messin

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 22:04
Këmbëngulja e PSG-së për ta mbajtur Mbappe, mund ta dëshpërojë Messin

Nuk është sekret që sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe do të jetë lojtar pa kontratë verën e ardhshme, por skuadra franceze është e përkushtuar për ta mbajtur atë, edhe nëse rrezikon që gjatë këtij procesi ta mërzit Lionel Messin

Real Madrid janë shumë të interesuar që të nënshkruajnë me Mbappen dhe për këtë kanë përgatitur një kontratë të majme, e cila tejkalon edhe pagën e Neymar në PSG.

Plani i PSG-së për Mbappe

Plani i parisienët për ta kundërshtuar këtë është shumë i guximshëm: ata synojnë që t’i ofrojnë një kontratë afatshkurtër francezit që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në skuadër.

PSG është përgatitur që jo vetëm ta hedh poshtë ofertën e Real Madridit, por francezi do të përfitonte më shumë para se Neymar dhe Lionel Messi nëse e nënshkruar atë.

Për të qenë të qartë, Messi fiton rreth 41 milionë euro në vit, derisa Mbappe për momentin ka një pagë 18 milionë euro në vit. Oferta për të do të jetë astronomike dhe kjo tregon përkushtimin e PSG-së, apo këmbënguljen e PSG-së që ta mban yllin e ri të tyre për një kohë më të gjatë.

Po shtrohet pyetja: si do të reagonin Messi dhe Neymar që shoku i tyre më i ri në skuadër papritur fiton më shumë se ata? Papritur kjo do ta ndryshonte dinamikën dhe hierarkinë e skuadrës, por qartë është një rrezik që klubi parisien është i përgatitur ta marrë.

Mbappe ka insistuar edhe tani se ai ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij. Gjatë javës së ardhshme ai do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të Real Madridit në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)