Gati kontrata për Perisic, problemi qëndron te paga

  • S.A /
  • 10 February 2022 - 09:20
Gati kontrata për Perisic, problemi qëndron te paga

van Perisic është shndërruar në titullar të padiskutueshëm te Interi me Simone Inzaghin.

Për këtë, Interi dëshiron të blindojë sulmuesin kroat. 

Sipas gazetarit, Nicolò Schira, Interi është i gatshëm t’i ofrojë kontratë deri më 2024 Perisicit dhe ka bërë gati 4 milionë euro pagë në vit.

Por, lojtari të cilit i skadon kontrata në qershor, dëshiron më shumë, dëshiron 5 milionë euro dhe kjo mbetet të zgjidhet së shpejti mes klubit e lojtarit.

(Kosova Sot Online )