Haaland për Barcelonën si Mbappe për Realin

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 12:52
Haaland për Barcelonën si Mbappe për Realin

Real Madridi dëshiron që të ndërtojë një skuadër rreth Kylian Mbappes, që raportohet se është rrugës për të luajtur në Santiago Bernabue.

Edhe Barcelona e ka gjetur liderin e skuadrës për të ardhmen, ai është Erling Haaland.

Pavarësisht situatës ekonomike, sipas Sport, Barça do të tentojë ta marrë Haalandin në merkaton e verës.

Ata besojnë se si Mbappe për Realin, Haaland do të ishte investim për të tashmen dhe të ardhmen, për të ndërtuar një skuadër që do të linte shpejt prapa ditët e vështira.

Ai është dëshira e madhe e Xavi Hernandez, dhe është duke punuar me Joan Laportën që kjo dëshirë të bëhet realitet.

S’duhet harruar se për lojtarin interesohen edhe shumë klube tjera, përfshirë PSG dhe Manchester City.

21-vjeçari është në formë mbresëlënëse këto vite.

Ai deri më tani për Dortmundin numëron 79 paraqitje dhe ka shënuar besoni apo jo, një gol më shumë se ndeshje – gjithsej 80 gola. 

(Kosova Sot Online)