Xavi nuk i besoi, goli dhe festa e çmendur e Coutinhos – dhuroi edhe dy asiste

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 13:55
Xavi nuk i besoi, goli dhe festa e çmendur e Coutinhos – dhuroi edhe dy asiste

Philippe Coutinho ka nisur të gjejë shkëlqimin e tij.

Vitet më të mira në karrierë i pati në Premierligë dhe duket se pikërisht në këtë ligë, do të rigjejë atë formën e humbur pas transferimit në Barcelonë.

Ai ka shkëlqyer mbrëmë në barazimin 3-3 të Aston Villlës me Leedsin.

Coutinho pati gisht në të tre golat e ekipit të Steven Gerrard.

Ai shënoi njëherë dhe asistoi për dy të tjerë, duke treguar se dalëngadalë po rikthehet ai Coutinho i vjetër.

(Kosova Sot Online)