
Gerrard, pasi shkëlqimit me gol dhe asiste të Coutinhos: Nëse s’e pëlqeni lojën e tij mos shikoni futboll

Steven Gerrard ka lavdëruar Philippe Coutinhon për paraqitjen në Premierligë kundër Leeds United.
Ai ka shkëlqyer mbrëmë në barazimin 3-3 të Aston Villlës me Leedsin.
Coutinho pati gisht në të tre golat e ekipit të Steven Gerrard, realizoi njëherë dhe dhuroi dy asiste.
“Nëse nuk ju pëlqen ta shikoni duke luajtur Philippe Coutinhon atëherë duhet të ndaloni së shikuari futboll sepse ajo paraqitje ishte e mrekullueshme”, u shpreh Gerrard.
Legjenda e Liverpoolit synon që të nxjerrë më të mirën dhe t’ia rikthejë besimin Coutinhos.
Aston Villa ka të drejtën e blerjes së brazilianit në qershor për 40 milionë euro.
(Kosova Sot Online)