
Mourinho lojtarëve të Romës: Nuk keni k…, shkoni luani në Serie C

Jose Mourinho ka qenë shumë i frustruar në lojtarët e tij pasi që u eliminuan nga Interi në Kupën e Italisë
Trajneri i Romës, Jose Mourinho ishte tepër i hidhëruar pas eliminimit të skuadrës së tij në Kupën e Italisë, ku Interi fitoi me rezultat 2-0 të martën në mbrëmje.
Tekniku portugez ka kritikuar lojtarët e tij për rezultatin në Giuseppe Meazza dhe e ka vajtuar paraqitjen e lojtarëve të tij kundër Zikaltërve në zhveshtore pas ndeshjes.
“Dëshiroj ta di pse, kur luani ballë për ballë me Interin, ju dh… në vetvete në 10 minutat e parë”, citohet të këtë thënë Mourinho në zhveshtore të lojtaret, sipas Corriere dello Sport.
“Pastaj dëshiroj ta di pse, po ashtu kundër AC Milan, ju dhi… në vetvete në 10 minutat e parë. Secili prej jush”.
“Dëshiroj të di pse ju për dy vite veproni si një skuadër e vogël kundër atyre të mëdhave. Nëse ne jemi skuadër e vogël, gjyqtarët do të na trajtojnë si skuadër e vogël”.
“Ata do ta trajtojnë Romën s fëmijë. Interi është super skuadër, e keni përballë jush dhe në vend që të luani kundër tyre, ju dh… në vetvete”.
“E meta më e madhe e një mashkulli është kur nuk ka k…, nuk ka personalitet. A jeni të frikësuar nga ndeshje si kjo? Nëse po shkoni luani në Serie C, në të cilën nuk do të gjeni skuadra kampione, stadiume të mira apo të ju bëhet presion për të luajtur futboll. Ju jeni njerëz pa k…! Gjeja më e keqe për një burrë”.
(Kosova Sot Online)