
Në ditën e pavarësisë së Kosovës, Norwich ia jep një detyrë Rashicës

Të enjten, më 17 shkurt, Fan Hub në London Street do të organizojë një sesion nënshkrimi me dy lojtarë të ekipit të parë të Norwich Cityt, përfshirë Milot Rashicën.
Kjo koincidon me datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që më 17 shkurt mbush 14 vite.
Brandon Williams dhe Milot Rashica do të jenë në dyqanin e klubit anglez ndërmjet orës 15:00 dhe 16:00, të gatshëm për të nënshkruar fanellat e tifozëve, topat, librat dhe çdo gjë tjetër që lidhet me Norwich City.
Kjo është njoftuar sot nga vet klubi anglez në një komunikatëpër media.
(Kosova Sot Online)