Mesazhi prekës i atletit ukrainas në lojërat olimpike kundër lutës në Ukrainë

  • A.P /
  • 11 February 2022 - 21:08
Mesazhi prekës i atletit ukrainas në lojërat olimpike kundër lutës në Ukrainë

Një atlet ukrainas ka zbuluar një pankartë kundër luftës gjatë garimit në Lojërat Olimpike Dimërore.

Vladyslav Heraskevych e mbajti një letër me mbishkrimin “Jo luftë në Ukrainë” pasi mbaroi garimin gjatë ditës së sotme.

“Është pozicioni im, sikur çdo person normal nuk dua luftë. Dua paqe në vendim tim dhe dua paqe në botë. Ky është pozicioni im, luftoj për të, luftoj për paqe. Në shtëpi, në Ukrainë është situatë e tensionuar, shumë lajme për armë, për ushtri rreth Ukrainës, pra nuk është në rregull. Jo në shekullin e 21-të”, deklaroi ai.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik i ndalon atletët për të bërë deklarata politikë në Olimpiada, por Heraskevych nuk mendon se do të dënohet për këtë gjest.

“Mendoj se Olimpiada lufton gjithashtu për paqe, për bashkim, kështu që shpresoj se Olimpiada të jetë me mua në këtë situatë”, tha ai.

Rusia ka dërguar mbi 100 mijë ushtarë në kufi të Ukrainës, e bisedimet për paqe në mes të perëndimit dhe Rusisë lidhur me këtë çështje nuk po shënojnë progres.

Sikur Britania e Madhe, edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët amerikanë të largohen nga Ukraina për çështje sigurie.

Përveç Britanisë së Madhe dhe SHBA-së që tashmë po e ndihmojnë Ukrainën me armë, pjesa tjetër e shteteve perëndimore janë treguar më skeptikë. Gjermania, një nga shtetet më të fuqishme në BE, ka shprehur gatishmëri të ndihmojë me ndërtimin e spitaleve për viktimat e luftës.

Ky nuk është konflikti i parë në mes të rusëve dhe ukrainasve. Krimea është pushtuar nga Rusia më 2014 përmes “gjelbëroshëve të vegjël” (Little Green Men).

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar 100 kundër 11-ve për ta mos njohur pushtimin e Krimesë nga ana e Rusisë.


(Kosova Sot Online)