“Duket sikur na kanë mallkuar”

  • G.G /
  • 12 February 2022 - 10:19
“Duket sikur na kanë mallkuar”

David de Gea, është I befasuar me situatën e Manchester United.

Ai ka treguar se në fillim të sezonit, të gjithë në shtëpinë e djajve të kuq ishin të të njëtit mendim, se do të jetë një sezon triumfues, ku do të luftojnë për shumë trofe.

Por, befasisht, United ndodhet në nëj situatë krejt tjetër, madje ka shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe De Gea nuk e di se çfarë po ndodh në të vërtetë.

‘Djajtë e Kuq’ kanë duruar një rrugëtim indiferent deri tani. Ata kalojnë në 1/16 e Ligës së Kampionëve ku do të përballen me Atletico Madridin.

Megjithatë, United u eliminua në raundin e tretë të Carabao Cup dhe raundin e katërt të FA Cup dhe aktualisht është i gjashti në Premier League, 21 pikë prapa liderit të ligës, Manchester City.

“Unë mendoj se dikush na ka mallkuar apo diçka tjetër,” tha De Gea. “E vërteta është se nuk e di se çfarë po ndodh, vërtet nuk e di. Njerëzit gjithmonë më pyesin dhe ne flasim për këtë si bashkëlojtarë dhe ne thjesht themi ‘nuk e dimë se çfarë po ndodh’. Duhet të kishim garuar për më shumë trofe, tituj më të mëdhenj, por thjesht nuk e di pse ky ekip nuk funksionon”. 

(Kosova Sot Online)