Albin Tahiri renditet i 37-ti në lëshimin e parë në sllallom të madh

  • A.P /
  • 13 February 2022 - 09:11
Albin Tahiri renditet i 37-ti në lëshimin e parë në sllallom të madh

Albin Tahiri është renditur i 37-ti nga 87 garues në garën e parë të sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitari ynë përfundoi me kohë 1 minutë e 32.41 sekonda.

Kushtet e vështira shkaku i borës së madhe dhe erës, bënë që shumë garues të dalin nga shtegu, ndërsa garën e përfunduan 54 sosh.

Lëshimi i dytë i sllallomit të madh nis sot gjatë paradites me kohën tonë lokale.

Kujtojmë se në këtë Olimpiadë Dimërore garoi edhe Kiana Kryeziu nga Kosova, që pati një rezultat të kënaqshëm. 

(Kosova Sot Online)