E dashura i shkruan Lirim Kastratit, teksa vozit veturën me shpejtësi të madhe

  • A.P /
  • 13 February 2022 - 12:24
E dashura i shkruan Lirim Kastratit, teksa vozit veturën me shpejtësi të madhe

E dashura e futbollistit të Kosovës Lirim Kastrati, Angjela Shimac po bën bujë me postimet nëpër rrjete sociale.

25-vjeçarja së fundmi ka publikuar një screenshot në profilin e saj në Instagram, ku tregon një bisedë me futbollistin kosovar, teksa drejtonte veturën me shpejtësi të madhe.

“Fast and furious”, ka shkruar Angela krahas videos. Kastrati qeshi, pastaj i tha të ngadalësonte.

Anxhela i shkruan se pas saj është policia. “Të ndaloj apo të iki?”, e pyet modelja, për të cilën futbollisti i përgjigjet: “Stop, mos nxito”.

Anxhela është aktualisht në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe këtë pranverë çifti do të bëhen prindër për herë të parë. 

(Kosova Sot Online)