
Liverpooli mezi fiton ndaj Burnley, Tottenhami mposhtet nga Wolves

Liverpooli e ka mposhtur 1:0 Burnleyn në një ndeshje të vuajtur në udhëtim të dielën, për ta mbajtur hapin në garë për titull në Premierligë, ndërkohë që Tottenhami i Antonio Contes u mposht nga Wolves në një luftë të drejtpërdrejt për top katërshe.
Fabinho e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për të kuqtë në Turf Moor, për ta mbajtur nën presion liderin Manchester City
Mesfushori brazilian shënoi nga një top i kthyer në minutën e 40-të për fitoren e katërt radhazi për skuadrën e Jurgen Kloppit.
Liverpooli e pati topin në pronësi shumicën e kohës, 68%, krahasuar me 32% të vendasve, por të dy skuadrat krijuan përafërsisht mundësi shënimi.
Vendasve iu anulua një gol për pozitë milimetrike jashtë lojë.
Liverpooli tani grumbullon 54 pikë në vendin ëe dytë, nëntë më pak se lideri City, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar se kampioni.
Burnley ngel në fund të tabelës me vetëm 14 pikë, shtatë pikë larg zonës së shpëtimit.
Ndërkohë, Tottenhami 0:2 Wolves
Wolves e ka mposhtur Tottenhamin 2:0 në një betejë mes dy skuadrave që luftojnë për top katërshe, duke ia shkaktuar ekipit të Contes humbjen e tretë radhazi.
Dy gola të shpejtë nga Raul Jimenez dhe Leander Dendoncker në 20 minutat e parë të takimit në Tottenahm Hotspur Stadium i dhanë Wolvesit një fitore të rëndësishme në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjën në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Vendasit ishin skuadër komanduese pothuajse tërë kohën, por iu mungoi efikasitet për t’i konkretizuar rastet e shënimit.
Wolves renditet në vendin e shtatë me 37 pikë, katër pikë larg top katërshes, ndërsa Tottenhami është i teti me 36 pikë. I pari e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se vendi i katërt, Manchester United, ndërsa i dyti dy ndeshje më pak.
(Kosova Sot Online)