Guardiola nuk shqetësohet nga presioni për ta fituar Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 14 February 2022 - 18:03
Guardiola nuk shqetësohet nga presioni për ta fituar Ligën e Kampionëve

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka përsëritur se nuk është i shqetësuar nga ideja se ka presion të tepërt në skuadrën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

City humbi 1-0 nga Chelsea në finalen e sezonit të kaluar në Estadio Dragao të Portos më 29 maj 2021, me golin e Kai Havertz.

Guardiola triumfoi dy herë në Ligën e Kampionëve gjatë kohës që ishte në krye të Barcelonës, por nuk mundi ta çonte Bayern Munichun më larg se gjysmëfinalet gjatë tre viteve të tij në Gjermani dhe deri më tani nuk e ka fituar as me Manchester Cityn.

Duke folur përpara ndeshjes së parë të skuadrës së tij me Sportingun e Lisbonës, ai tha: “Mund të pyesni sa herë të doni [për presionin]. A më shqetëson? Jo.

“Ne jemi këtu, jemi në Ligën e Kampionëve. Është një nder, një kënaqësi të udhëtosh në Portugali për t’u përpjekur të luajmë mirë dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Ajo që ndodh në fushëdo të diktojë shanset tona. Në fund, varet nga lojtarët në fushë”, deklaroi trajneri spanjoll.

(Kosova Sot Online)