
“Familja ime u terrorizua”, Cancelo flet për grabitjen që ndodhi në shtëpinë e tij

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo, ka folur për grabitjen që i ndodhi e cila e la të lënduar.
Cancelo tha se ajo grabitje e kishte terrorizuar familjen e tij.
Cancelo, 27 vjeç, pësoi prerje në fytyrë pasi u përpoq të luftonte me një bandë prej katër personash në shtëpinë e tij në dhjetor.
“Familja ime nuk e meritonte ta përjetonte këtë, u terrorizuan”, tha portugezi, duke folur për herë të parë për mediat për incidentin.
“Kjo është jeta, ndodh në jetë. Më duhej të vazhdoja”, deklaroi ai.
Cancelo ishte në gjendje të luante në fitoren 2-1 të Cityt kundër Arsenalit më 1 janar – dy ditë pas sulmit pasi u vlerësua nga stafi mjekësor i klubit.
Ai postoi një imazh të plagëve të tij në Instagram vetëm disa orë pas episodit të frikshëm.
(Kosova Sot Online)