Arsenali hynë në garë për Philipsin

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 18:16
Arsenali hynë në garë për Philipsin

Arsenali pritet që të jetë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Leeds, Philips

Sipas 90min, Arsenali i është bashkuar garës për të nënshkruar me yllin e mesfushës së Leeds United, Kalvin Philips.

Manchester United, Chelsea, Liverpool, Newcastle dhe West Ham janë skuadrat që kanë shprehur interesim për 26 vjeçarin, i cili ka refuzuar që të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën nga Elland Road.

Philips ka kontratë me Leeds deri më 2024, por Arsenal shpresojnë që ta bindin atë që të largohet nga Yorkshire dhe ta sjellin atë në Londrën Veriore. 

(Kosova Sot Online)