Balotelli do t’i bashkohet Juventusit

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 18:44
Balotelli do t’i bashkohet Juventusit

Presidenti i Beshiktashit, Ahmet Nur Çebi, ka filluar një debat me kundërshtarin e tij të Adama Demispor, Murat Sancak duke thënë se “Mario Balotelli do t’i bashkohet Juventusit”

Sancak e kishte irrituar presidentin e Beshiktash duke thënë se do ta emëronte Shenol Guneshin si trajner të ri të tyre për sezonin e ardhshëm. Kundërpërgjigja për të erdhi shpejt dhe shqetësuese paksa për sulmuesin e Italisë, Mario Balotelli.

“Nuk mbaj mend që Sancak ka qenë ndonjëherë shef i Beshiktashit”, tha Ahmet Nur Çebi.

“Nuk me kujtohet as kur e kam sjellë atë në pozitën e zëdhënësit për media në klub. Nuk është e udhës që Presidenti i Adana Demirspor të bëjë një deklaratë në lidhje me Beshiktashin, e cila është një gënjeshtër e madhe”.

“Unë mund të ju jap informata për Adana Demirspor. Vincenzo Montella do të shkojë në Trabzonspor vitin e ardhshëm dhe Mario Balotelli do të shkojë në Juventus”.

Është e qartë që Nur Çebi bëri vetëm një replikë me homologun e tij pasi që është e pamundur që Balotelli t’i bashkohet Juventusit.

31 vjeçari është rikthyer në Itali në një stërvitje në Coverciano në fund të janarit, por paraqitja e tij për Azzurri për herë të fundit është bërë në maj të 2018-ës.

Balotelli ka luajtur 141 ndeshje në Serie A me Interin, Milanin dhe Brescian duke shënuar 52 gola. Ai debutoi për Italinë në gusht të 2010-ës dhe ka 36 paraqitje ku ka shënuar 14 gola. Ai ju bashkua në verë Adan Demirsporit dhe deri tani ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje të tij.

(Kosova Sot Online)