Osimhen edhe pse nuk ka stërvitur, udhëton me Napolin për Barcelonë

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 18:47
Osimhen edhe pse nuk ka stërvitur, udhëton me Napolin për Barcelonë

Ylli i Napolit, Victor Osimhen nuk është stërvitur me skuadrën këtë mëngjes për shkak të problemeve që ka me një lëndim në gju por ai mund të luajë nesër mbrëma kundër Barcelonës

Napoli ka treguar sot që nigeriani nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit para udhëtimit të tyre në Barcelonë për shkak të një shqetësimi që ka me një lëndim në këmbën e majtë. Osimhen ishte rikuperuar nga lëndimi dhe ka luajtur me një maskë mbrojtëse pasi që ishte jashtë fushave për afër dy muaj.

I huazuari nga Manchester United, Axel Tuanzebe nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të një lëndim ashtu si Matteo Politano, Stanislav Lobotka dhe Hirving Lozano. Luciano Spalleti ka shumë pak opsione në sulm por mbetet të shihet se kush do të startojë në krahun e djathtë për shkak të lëndimeve të Politanos dhe Lozanos. Adam Ounas dhe Dries Mertens po ashtu janë të gatshëm, por Eljif Elmas po ashtu një opsion. /GazetaExpress/

Këta janë lojtarët e Napolit që do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Barcelonës:

Portierë: Goalkeepers Ospina, Meret, Idasiak.

Mbrojtës: Di Lorenzo, Ghoulam, Juan Jesus, Koulibaly, Malcuit, Mario Rui, Rrahmani, Zanoli.

Mesfushorë: Anguissa, Demme, Elmas, Fabián Ruiz, Zielinski.

Sulmues: Insigne, Mertens, Ounas, Osimhen, Petagna.

(Kosova Sot Online)