Michu, idoli i Haalandit – i preferon atij shkuarjen në Barcelonë

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 19:25
Michu, idoli i Haalandit – i preferon atij shkuarjen në Barcelonë

Haaland kishte deklaruar më parë se idoli i tij në futboll ishte spanjolli Michu. Ky i fundit i ka dhënë atij disa këshilla për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland pritet që të largohet nga klubi verën që vjen, ku Real Madridi dhe Barcelona synojnë transferimin e tij. Tani një nga idolet e Haalandit i ka sugjeruar se cili klub do të ishte i mirë për të.

Miguel Perez Cuesta, i njohur si Michu, është një shok i mirë i Haaland dhe ka luajtur për Real Oviedo, Celta Vigo, Rayo Vallecano, Swansea City, Napoli dhe Langreo gjatë ditëve të tij në skuadër.

“Isha me Haaland dhe kam biseduar me të”, tha Michu për Cadena SER.

“Nuk mendoj që ai do të rrijë në Dortmund. Haaland është duke kërkuar për një skuadër shumë të fortë që mund të luftojë për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

“Ai po kërkon një skuadër garuese”.

“Ai me ka dhënë të kuptoj që po kërkon një projekt afatgjatë sportiv dhe me ka thënë që ai dëshiron të rrijë në Spanjë”.

“Ai po mendon më shumë për projektin sportiv se sa për anën ekonomike”.

“Nëse Mbappe shkon në Real Madrid, unë mendoj që Barcelona për të do të jetë një zgjedhje e duhur. Në këto momente, Haalandi është i lirë”.

Si u bë Michu idol i Haalandit

Haaland e kishte shprehur admirimin e tij për Michu duke kopjuar festën e tij kur shënonte gol, një festë si dremitje që bënte spanjolli.

MIchu ka treguar se Haaland e ka etiketuar Michu në rrjetet e tij sociale kur ai ka luajtur në Premier Ligë për Swansea City.

Që nga ajo kohë ai ka marrë vet famë, por Haaland ka treguar se tani idolin e tij të fëmijërisë e ka shok të mirë pasi që fillimisht i kishte dërguar Michusë mesazhe në Instagram.

A do t’i bashkohet Haalandi Barcelonës?

Haaland raportohet se ka klauzolë lirimi 75 milionë euro që do të vlejë vetëm për verë, kështu që çdo klub që dëshiron të nënshkruajë më të e dinë së cilën shumë duhet ta paguajë, në termat e shumës së transferit.

Barcelona dhe Real Madridi janë skuadrat e preferuara të sulmuesit norvegjez, por transferi i Mbappes nga Los Blancos do të bënte që ata ta humbin garën për Haalandin.

Mbetet për t’u parë ku do të jetë sfida e radhës për Haalandin, por një gjë është e sigurt – Spanja është destinacioni i tij i preferuar. 

(Kosova Sot Online)