Barcelona do ta përcjellë Koulibalyn gjatë ndeshjes së nesërme

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 19:51
Barcelona do ta përcjellë Koulibalyn gjatë ndeshjes së nesërme

Kalidou Koulibaly do të udhëheq mbrojtjen e Napolit nesër në Camp Nou në kuadër të eliminimit direkt në Europa Ligë, teksa Barcelona raportohet se dëshiron ta transferojë senegalezin gjatë verës

Ndeshja e parë e Europa Ligës luhet nesër në ora 18:45, ku Barça u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi që përfunduan në vendin e tretë në grupin e tyre.

Kopulibaly ka bërë paraqitjen e tij të parë më 2022 në barazimin kundër Interit, pasi që luajti dhe fitoi trofeun e Kupës së Kombeve në Afrikë me Senegalin.

Sipas Diario Sport, nesër do të jetë një mundësi që skautët e K2 të Barcelonës ta shohin atë nga afër, pasi që ata janë të interesuar që ta blejnë atë në verë.

Mbrojtësi ka kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe besohet se është në negociata të avancuara për të nënshkruar kontratë të re, e cila do të bënte atë edhe kapiten të Napolit.

Megjithatë, Barcelona do ta këtë të vështirë që ta transferojë pavarësisht se çmimi i tij ka rënë nga 120 milionë euro në 40-50 milionë tani. 

(Kosova Sot Online)