Pogba, i hapur t’i bashkohet një klubi tjetër anglez

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 14:54
Pogba, i hapur t’i bashkohet një klubi tjetër anglez

Ylli francez nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta lë Manchester Unitedin për një klub tjetër të Premierligës

Paul Pogba është i hapur t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër anglez gjatë verës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Telegraph”.

Mesfushori francez pritet të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, kur edhe do t’i skadojë kontrata.

Kohëve të fundit spekulohej se futbollisti mund të rikthehet në Juventus, shkruan “Gazeta Express”.

Por, atë e duan edhe Real Madridi në Spanjë dhe Paris Saint-Germaini në Francë.

Sidoqoftë, përfaqësuesi francez nuk e ka përjashtuar mundësinë që të transferohet në ndonjë klub tjetër anglez.

Gjigantët anglezë sigurisht se do të ishin të gatshëm t’ia paguanin atij rrogën javore prej 200 mijë funtesh në javë.

Pogba nuk ka shkëlqyer sa duhet që kur është rikthyer në “Old Trafford” nga Juventusi vite më parë.

(Kosova Sot Online)