Ferran Torres “shpërtheu” në lot pas përfundimit të ndeshjes

  • S.A /
  • 18 February 2022 - 12:44
Ferran Torres “shpërtheu” në lot pas përfundimit të ndeshjes

Ferran Torres “shpërtheu” në lot pas përfundimit të ndeshjes. Ferran Torres shpërtheu në lot në fund të ndeshjes së Barcelonës mbrëmë në Evropa Ligë ndaj Napolit, pas një serie humbjesh të rasteve.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt shënoi golin e barazimit për katalonasit nga penalltia, por humbi dy mundësi të arta për të shënuar fitore dhe nuk mundi ta fshehë dëshpërimin në fund të ndeshjes, pas barazimit 1:1.

Mbrojtësi i Napolit, Giovanni Di Lorenzo tentoi ta ngushëllonte, por sulmuesi spanjoll nuk deshi ta pranonte. Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Xavi beson se Torres do t’i lërë prapa këto kohëra dhe zbulon se spanjolli ka besimin e plotë të klubit. “Fanella e Barcelonës peshon disa kilogramë më shumë. Por, unë jam i lumtur që e kam atë në ekip”, deklaroi Xavi për Ferran Torres.

(Kosova Sot Online )